VIDEO/ Talenti i Shqipërisë U-21 i shënon gol të bukur Chelsea-t U-21, dërgon Fulhamin në finale dhe feston me shqiponjë

Adrion Pajaziti është talenti më i madh që i vjen Shqipërisë nga Shpresat. Ky lojtar vazhdon që të rritet në moshat e Fulhamit dhe është protagonist i kësaj skuadre. Pak ditë më parë, Pajaziti u shpall lojtari i muajit te Fulham U-21 pasi realizoi 9 gola në vetëm 3 ndeshje.

Ndërkohë në ditën e djeshme, Fulham është përballur kundër Chelsea në moshat U-21 për gjysmëfinalen e “Premier League Cup”. Fulham ka fituar në shifrat 0-4, ndërsa goli i tretë është realizuar nga Pajaziti në minutën e 36.

Futbollisti shqiptar i është shmangur bukur mbrojtësave kundërshtarë dhe ka arritur që të shënojë. Menjëherë ka nisur edhe festimi me shqiponjë, ndërsa Fulhami U-21 mbërrin në finale dhe do të pres fituesin e Totenhem-Notingham Forest. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/