VIDEO/ Një aktrim dhe trukim i turpshëm para 30.000 tifozëve? Skandal në Angli, portieri i Blackburn e lë vetë topin që të shkojë në rrjetë

Championship, pavarësisht se është niveli i dytë i futbollit në Angli, konsiderohet si një nga ligat më të forta në Evropë. Megjithatë sot ka ardhur një moment vërtet shumë i pazakontë nga ky kampionat.

Blackburn dhe Sheffield Ëednesday u takuan në raundin e 44-të të kampionatit anglez në Eëood Park para rreth 30,000 tifozëve, ndërsa miqtë fituan në shifrat 1-3. Goli i tretë i Sheffield, i cili në fakt ishte një autogol i çuditshëm, tashmë është bërë objekt dyshimi në Angli dhe më gjerë.

Mbrojtësi i Blackburn ia ktheu topin portierit të tij. Fusha nuk ishte në kushtet më të mira dhe topi mbërriti me kërcim te portieri, i cili me qëllimin për ta goditur topin, ka gabuar. Nuk është edhe aq shumë e pazakontë kjo skenë, por ajo që pasoi është vërtet shumë e çuditshme. Pavarësisht se portieri i Blackburn kishte kohë dhe mundësi për ta rikuperuar gabimin e tij, e la topin që të shkonte në rrjetë pa vepruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/