VIDEO/ Talenti i Kombëtares U21 bën ç’të dojë zonë, tund rrjetën me dy gola të mrekullueshëm

Arbnor Muçolli ka qenë i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme me ekipin e Vejles në elitën e futbollit danez. Futbollisi i talentuar i Shpresave të Shqipërisë ka hyrë nga stoli për të tundur 2 herë rrjetën kundërshtare. Vejle ka fituar me shifrat 4-1 kundër Sonderjyske, ku dy golat e fundit kanë ardhur pikërisht prej këmbëve të lojtarit shqiptar.

Muçolli është hedhur në lojë në minutën e 77, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë realizon një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone. Por nuk do të ndalej me kaq. Atëherë kur kronometri shënonte 97′ dhe kishin mbetur edhe pak çaste nga mbyllja e takimit, talenti kuqezi tregon klas duke bërë ç’të dojë në zonë e duke tundur edhe një herë tjetër rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online