“Futbolli paguan faturat më të mëdha edhe nga bojkoti“, Kokëdhima: Qeveria nuk ka dëgjim, futbolli rikthehet kur…

Katër pikat e shtruara nga Liga Profesioniste ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga Qeveria, duke bërë që bojkoti i klubeve të Superiores të vazhdojë. Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku ka folur më tepër rreth kësaj çështjeje që ka marrë një jehonë të madhe kohët e fundit.

Kreu i klubit fierak shprehet se bojkoti nuk është i dëshiruar prejt askujt dhe është sërish sporti që i paguan faturat më të mëdha prej tij, por gjithsesi mbetet e vetmja mënyrë për të bërë Qeverinë të kujtojë premtimet e harruara prej saj. Kokëdhima se në momentin kur të 4 kërkesat do të përmbushen, atëherë do të shohim sërish topin të rrotullohet në fushë.

“Futbolli do të rikthehet kur të plotësohen 4 kërkesat e saj. Ato më kryesoret duhet të ishin realizuar kohë më parë. Janë premtuar nga Kryministri disa herë, por janë harruar dhe nuk ka ndodhur. Kjo histori ka 4 vjet që është duke u zhvilluar mes botës shqiptare të futbollit dhe qeverisë. Janë mobilizuar ekspertë dhe specialistë dhe janë parashtruar të gjitha argumentat. Kur vjen puna nuk ndodh asgjë.

Nuk është një zgjedhje bojkoti. Është një gjë shumë e padëshiruar. Futbolli është ai që paguan faturat më të mëdha edhe nga bojkoti. Qeveria nuk ka dëgjim dhe nuk arsyeton, ndaj u mor dhe ky vendim. Ligji i Sponsorizimeve nuk mundëson që klubet të marrin para nga shteti. Ai mundëson financime për projekte elitare në vend. Shqipëria është vend që e ka braktisur sportin. 700 mijë euro buxhet ka qeveria për sportin.

Nuk janë Liga dhe qeveria palët në këtë konflikt, është rinia e Shqipërisë që ka nevojë për financim. Shikoni fushat e futbollit. Vendet e vogla dhe të mëdha kanë 1 fushë për 2 mijë banorë, Shqipëria ka 1 fushë futbolli për 100 mijë banorë”, ka thënë Koço Kokëdhima./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online