VIDEO/ Është thesari më i ri i Juventusit, sa pak mjafton për Kulusevskin të tundi rrjetën me fanellën bardhezi

0

Juventusi nuk ka vonuar shumë për të gjetur golin e parë në ndeshjen e sotme kundër Sampdorias. Është pikërisht Dejan Kulusevski ai që ka zhbllokuar shifrat e takimit. Sa pak i ka mjaftuar suedezit të tundi rrjetën për herë të parë me fanellën bardhezi. Vetëm 13 minuta lojë dhe shija e golit të parë vjen menjëherë për atë që shihet si një nga talented më premtuese të futbollit.

Një godite me të majtën nga jashtë zone ka marrë koordinatat e duhura nga 20-vjeçari, duke përfunduar në rrjetë. Aftësitë e Kulusevskit janë të mëdha dhe këto i ka dëshmuar sezonin e shkuar me Parmën dhe duket se të njëjtën gjë do të bëjë edhe me “Zonjën e vjetër”, duke u kthyer në thesarin më të ri që kampionët e Italisë kanë në skuadrën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.