Sezon i mirë për Aluminij, që ka arritur të mposhtë me rezultatin tenistik 6-2 skuadrën e Olimpija Ljubjana. Në fushë si zakonisht ishte edhe Françesko Tahiraj, mesfushori me tipare sulmuese i Aluminij.
Nuk mund të mungonte një gol prej tij. Në pjesën e dytë vlonjati, i cili ka luajtur me Shqipërinë U17 në të shkuarën, shënoi golin e katërt për skuadrën e tij. Një realizim i bukur nga ana e Tahirajt, i cili ka regjistruar golin e shtatë në kampionat. Sot ai mori edhe karton të verdhë në pjesën e parë.
?Gol?? #Aluminij 4:2! Sedmi zadetek v tej sezoni @PrvaLigaSi je dosegel Francesco Tahiraj.#goool #sportalgoool #football #soccer #footballseason #plts #footballplayer #footballlive #goal @nkolimpija pic.twitter.com/cDcUssOeFW
— Sportal Goool (@SportalGoool) December 1, 2018
Futbollisti 22-vjeçar është shënuesi më i mirë për skuadrën e tij dhe deri më tani po bën një sezon mjaft të mirë. Në ndeshjen e sotme ka realizuar gol edhe një njohje e vjetër për futbollin shqiptar, mesfushori Marko Putinçanin. Në periudhën 209-2011 ai ka qenë pjesë e Dinamos në Superiore.
?Gol?? Izena?enje v Kidri?evem! Za @nkolimpija je izid na 1:1 poravnal Marko Putin?anin.#goool #sportalgoool #football #soccer #footballseason #plts #footballplayer #footballlive #goal #aluminij pic.twitter.com/WuRCrCIhvG
— Sportal Goool (@SportalGoool) December 1, 2018