Momente paniku kanë përfshirë ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës të vlefshme për Kampiontin Europian. Në minutën e 42-të, Kristian Eriksen rrëzohet papritur në fushën e lojës duke shkaktuar ankth te lojtarët e tjerë. Arbitri bën menjëherë me shenjë për ndihmën mjekësore të cilët vrapojnë për të ndihmuar mesfushorin danez.
Ky i fundit pësoi një arrest kardiak dhe humb ndjenjat, duke ndërprerë kështu takimin. Mjekët menjëherë nisin ti bëjnë masazh pranë zemrës për ta risjellë përsëri në jetë, madje kanë shkuar deri në përdorimin e defribilatorëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/bgyedik/status/1403759626202628098