VIDEO/ Super goli që zhvlerësohet nga 11-metrat, Egnatia tregon forcën edhe ndaj Vllaznisë

Egnatia-Vllaznia 1-1 Iseni 15’/ Latifi 44′ p

Egnatia ka treguar forcën e saj edhe kundër Vllaznisë. Djemtë e drejtuar nga Magani kanë barazuar me shifrat 1-1, në një ndeshje ku mund të dilnin edhe me tre pikë. Goli i parë do të vinte nga ana e Isenit, teksa nga distanca dhuroi një perlë që i befasoi të gjithë.

Ky realizim spektakolar u zhvlerësua në fundin e pjesës së parë. VAR dhe rishikimi i pamjeve do të akordonin penalltinë që u kthye në gol nga Latifi. Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Vllaznia ishte më tepër e pranishme në portën e Egnatias, por rastet e rrezikshme janë krijuar edhe nga vendasit. /Sport Ekspres/

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça,  Xhekson, Iseni, Çyrbja, Telushi, Imeri, Pedro

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krzmi, Kruja, Jonuzi, Aralica, Da Silva, Latifi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online