VIDEO/ Shpërthimi i Liridon Latifit me trajnerin pasi u ul në stol, Brdariç i ashpër: Bota nuk rrotullohet rreth teje!

Egnatia ka treguar forcën e saj edhe kundër Vllaznisë. Djemtë e drejtuar nga Magani kanë barazuar me shifrat 1-1, në një ndeshje ku mund të dilnin edhe me tre pikë. Goli i parë do të vinte nga ana e Isenit, teksa nga distanca dhuroi një perlë që i befasoi të gjithë. Ky realizim spektakolar u zhvlerësua në fundin e pjesës së parë. VAR dhe rishikimi i pamjeve do të akordonin penalltinë që u kthye në gol nga Latifi. Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Vllaznia ishte më tepër e pranishme në portën e Egnatias, por rastet e rrezikshme janë krijuar edhe nga vendasit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Duhet të punojmë që të gjejmë golin, duhet të kemi më tepër besim para portës. Kemi punuar dhe duhet të zhvillohemi më tepër pasi diferenca do të rritet dhe ekipet e tjera do të na ikin. Ne besojmë në mënyrën tonë sesi ia nisëm. Reagimi i Latifit pas ndërrimit? Ai duhet të kuptojë se bota nuk rrotullohet rreth Latifit. Nëse nuk pranojnë vendimet tona, atëherë ndikojnë vetëm për keq në ambient. Duhet të jenë më të qetë pasi sezoni është i gjatë dhe kështu gjërat vetëm sa përkeqësohen. Është e thjeshtë për të thënë se vjet kishim më shumë kualitet se këtë vit, lojtarët duhet ta tregojnë në fushë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online