Golden State Warriors, edhe pse nuk kishte Kevin Durant, e ka nisur mbarë serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi mposhtën në ndeshjen e parë Portland Trail Blazers. Shifrat e takimit ishin 116-96 dhe Warriors patën epërsi të lehtë në dy periodat e para dhe krijuan një diferencë prej 9 pikësh. Blazers reaguan në periodën e tretë dhe i ngushtuan shifrar, por më pas vendasit shpërthyen dhe realizuan 16 pikë më shumë në periodën e katërt.
Stephen Curry ishte fenomenal (36 pikë, 7 asiste, 6 rebound), duke arritur të realizojë me sukses nëntë realizime për trepikësh. Hera e dytë që e bën diçka të tillë në play-off. Në të shkuarën e kanë bërë Klay Thompson dhe Ray Allen.
Thompson ndërkohë ishte protagonist me paraqitjen e tij edhe në fitoren ndaj Blazerz, pasi arriti të shënonte 26 pikë. Draymond Green u ndal në 10 pikë, por në tabelë ishte “mbreti” i skuadrës së tij me 10 topa të rikuperuar. Damian Lillard në krahun tjetër shënoi 19 pikë, ndërkohë që spikati Enes Kanter me 16 topat e rikuperuar në tabelë dhe 10 pikët e realizuara.
NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË PERËNDIMIT
Golden State Warriors-Portland Trail Blazers 116-94 (1-0)
(27-23, 27-22; 23-26; 39-23)