VIDEO/ Sulmuesi shqiptar shënon golin e nderit, klubi kroat shkatërrohet nga PAOK-u

PAOK-u ka përmbysur tërësisht rezultatin e ndeshjes së parë kundër Dinamos së Zagrebit. Grekët humbën 2-0 në Kroaci, por sot kanë shkatërruar kundërshtarin me shifrat e thella 5-1. Baba (27), Kuliraqisi (33’, 72’), Tomasi (42’) dhe Zivkoviç (88’) gjetën rrugën e rrjetës për PAOK-un.

Ndërkohë golin e nderit në kampion kroat e shënoi Arbër Hoxha. Sulmuesi shqiptar mposhti portierin kundërshtar në minutën e 49 me një diagonale brenda zonës së rreptësisë. Në fund kualifikimi i shkon skuadrës greke, që shkon në çerekfinale të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

…. goal of dinamo zagreb against PAOK……
byu/Football_24_7 insoccer