Shorti i Champions-it/ Tetë emra të mëdhenj në garë për trofeun, ja kur hidhet shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve

Mbrëmjen e djeshme u mësuan edhe 2 skuadrat e fundit çerekfinaliste të Champions League-s. Tetë emra të mëdhenj janë në gaë për trofeun më të lakmuar për klube. Reali i Madridit, Manchester City, Barcelona, Bayern Munich, Atletico Madridi, Arsenali, PSG-ja dhe Borussia e Dortmundit janë ekipet që do të provojnë të ngrenë lartë trofeun veshëgjatë.

Skuadrat do të mësojnë mesditën e nesërme se cilin kundërshtar do të kenë përballë në çerekfinale. Në orën 12:00 të 15 marsit nis shorti që do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste të Champions League-s. Gjithashtu, në po të njëjtën ditë do të kryhet edhe shorti për çiftet gjysmëfinaliste. Nisur nga emrat e klubeve që kanë mbetur në garë, kjo fazë e Champions-it do të ofrojë emocione të mëdha për tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/