VIDEO/ Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë eliminon Romën me tripletën e tij, lojtari shqiptar shkon në finale të Kupës

Dita e sotme ka qenë një ndër më të veçantat në karrierën e Eljon Toçit. Sulmuesi 19-vjeçar ka meritën kryesore në kualifikimin e skuadrës së tij për në finalen e Kupës Primavera. Fiorentina U19 ka mposhtur Romën U19 me rezultatin 5-2 në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Tre prej golave të shënuar mbajnë firmën e futbollistit të Shpresave të Shqipërisë.

Toçi shënon fillmisht në minutën e 21-të, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë i dërgon shifrat në 3-1. Ndërkohë në pjesën e dytë do të gjente përsëri rrjetën e Romës U19, duke shënuar në minutën e 58. Më pas secili prej ekipeve realizon nga një gol për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 5-2. Në finale Fiorentina U19 do të përballet me bashkëmoshatarët e Atalantës për të ngritur lart trofeun e Kupës Primavera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *