VIDEO | Sukses historik i Ukrainës, kombëtarja U20 shpallet kampione bote

Ukraina është kombëtarja fituese e Botërorit U20. Përfaqësuesja evropiane mundi në finale 3 –  1 Korenë e Jugut. Aziatikët dolën të parët në avantazh me anë të një penalltie në minutën e pestë të takimit. Ukrainasit barazuan brenda pjesës së parë me Supriahan, ndërsa në të dytën i njëjti autor i dha avantazhin të tijve. Goli i Tsitaishvilit në minutën e 88-të vulosi fatin e takimit.

Kjo është hera e parë që një grupmoshë e Ukrainës fiton një turne madhor. Suksesi historik është përshëndetur nga figura të shquara të vendit, si kryetari i bashkisë së Kievit dhe njëkohësisht ish-boksieri Vitali Kliçko.

Për të arritur deri te trofeu, ukrainasve iu desh të eliminonin Panamanë, Kolumbinë dhe Italinë. Lojtari më i mirë i turneut u shpall talenti korean i Valencias Kangin Li, ndërsa numrin më të lartë të golave e shënoi norvegjezi Eeling Haland.

Ukrainë 3 – 1 Kore e Jugut
Shënues: Supriaha 34′, 52′, Tsitaishvili 88′ / Kangin Li 5′ (pen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *