VIDEO/ Suarez për pak rrëzohet në ceremonine e Topit të Artë, batuta e Drogbasë: Herë tjetër do marrësh karton të kuq

0

Në Paris është zhvilluar edhe mbrëmja gala për shpërndarjen e Topit të Artë për vitin 2021. Çmimi këtë vit u fitua nga Lionel Mesi, që thyen kështu çdo rekord duke e bërë të tijin për të shtatën herë këtë trofe. Ishte ish-shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez, ai që ia dorëzon argjentinasit Topin e Artë në skenë.

Por në momentin kur i duhej të largohej sulmuesit uruguajan i ndodh një situatë e sikletshme. Luis Suarez pengohet dhe për pak rrëzohet në momentin kur po i drejtohej karrikes së tij. Zhurma e krijuar ka tërhequr edhe vëmendjen e Drogbasë, që menjëherë ka lëshuar batutën e tij. “Kujdes. Karton i verdhë. Herën tjetër do të jetë i kuq”, ka thënë ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.