FIFA teston teknologjinë e re për pozicionet jashtë loje në Kupën Arabe, pritet të përdoret edhe në Kupën e Botës

Teknologjia po zë gjithnjë e më tepër rol të rëndësishëm në futboll. Gabimet njerëzore të arbitrave përgjatë historisë kanë sjellë nevojën e ndërhyrjes së teknologjisë për ta bërë lojën sa më të drejtë dhe të ndershme. Pas “goal line“ dhe sistemit VAR, tashmë FIFA është gati të vërë në jetë projektin për sistemin gjysmë automatik të sinjalizimit për pozicion jashtë loje.

Ky sistem funksionon duke përdorur 10 deri në 12 kamera, të cilat mbledhin të dhëna për çdo lojtarë në çdo sekondë të lojës. Në këtë mënyrë gjurmohet për pozicione të mundshme jashtë loje dhe më pas një sinjalizim shkon në dhomën e VAR-it. Prej aty vendimi i lihet në dorë arbitrave, të cilët thonë fjalën e fundit. Për këtë arsye kjo teknologji cilësohet si gjysmë e automatizuar.

Kështu procesi për sinjalizimin e pozicionit jashtë loje do të jetë më i shpejtë dhe më i saktë. Ky sistem do të testohet në turneun e Kupës Arabe të FIFA-s dhe në rast suksesi do të zbatohet edhe në Kupën e Botës të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online