Lacio ka barazuar 0-0 me Marsejën në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Të dyja ekipet patën rastet e tyre, por merita në fund të 90 minutave për pikën e marrë u shkon dy portierëve. Strakosha kthehet mes shtyllave për bardhekaltrit dhe vërteton se ajo gafë ndaj Gallatasarait do të mbetet thjesht një episod negativ që ishte kalimtar në karrierën e tij.
Portieri shqiptar ka “kyçur“ portën e skuadrës së tij këtë mbrëmje, duke i thënë disa herë “jo“ golit për Marsejën. Ajo që ka fituar edhe zemrat e tifozëve ishe pritja në minutën e 40 ndaj Cengiz Under-it. Turku lëshon një të majtë mjaft të rrezikshme drejt kuadradit të Lacios, por Strakosha reagon menjëherë për të larguar topin në goditje nga këndi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/