“Shikoni pak autobuzin e Dinamos, ka edhe aty xhami”! Hoxholli për polemikat te Tirana: Keni Skënderbeun, e njohin si mbrojtësi i krishtërimit

Në emisionin “Shqiperia Live” është folur sa i përket autobuzit të Tiranës që ka shkaktuar jo pak polemika për përfshirjen e xhamisë. Ilir Hoxholli, që është njëkohësisht edhe tifoz i Tiranës, ka sjellë në vëmendje edhe autobuzin e ri të Dinamos. Ndërkohë për të treguar se nuk ka asnjë mënjanim dhe ndasi, Hoxholli shprehet se në logo është edhe Skënderbeu që në botë njihet si mbrojtës i krishtërimit.

“Kur flasim për Tiranën, flasim për qytetin e Tiranës. Sado banorë të vijnë, duhet të flasim për gurin e themelit të ndërtimit. Është identitet i gjetur, nuk mund ta heqim dot xhaminë. Më shumë fetare është një kryq apo dhe rituale të ndryshme fetare në fushën e lojës. Përderisa FIFA e lejon një gjë të tillë që shfaqet në fushë, atëherë nuk ka vend për polemika. Si qytetar, tifoz i Tiranës, i uroj për këtë gjetje.

Këtu nuk është bërë asnjë gabim. Aty janë simbolet e qytetit, të gjitha. Ka edhe diçka tjetër. Fokusoheni pak edhe te autobuzi i Dinamos, se e keni edhe aty xhaminë. Përse nuk merret çështja ndryshe, që është Skënderbeu që në gjithë botën njihet si mbrojtësi i krishtërimit? Nëse nuk do të ishte Skënderbeu, atëherë hajde ta diskutojmë. Historia e Tiranës nis në vitet e mëhershme, le të themi në vitet 1600. Xhamia nuk gjendet në logon e Tiranës, por në të autobuzit”, tha Hoxholli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online