Interi ka marrë një fitore bindëse kundër Sampdorias. Stankoviç ka qenë i pafuqishëm përballë ish-skuadrës së tij, që ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Goli i parë u shënua nga De Vrij në minutë ne 21-të të takimit, ndërsa kur mbetej edhe një minutë lojë në pjesën e parë, Barela dyfishoi rezultatin.
Shifrat 2-0 do të mbeteshin të pandryshuara deri në minutën e 73-të, kur Korea ndëshkon për të tretën herë Sampdorian. Minuta pati edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua si zëvendësues në minutët e fundit të ndeshjes. Interi merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme dhe renditet në vendin e 5 në tabelën e klasifikimit, me 24 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WHAT A GOAL BY JOAQUIN CORREA ??
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) October 29, 2022