E pret një përballje e vështirë ndaj Atalantës, trajneri i Empolit: Kur ndizet Bajrami është nivel superior

Nga një përballje e vështirë si ajo me Juventusin, tashmë Empoli do të sfidojë një tjetër rival të rëndësishëm në Serie A. Skuadra toskane do të luajë ditën e nesërme kundër Atalantës. Trajneri Zanetti ka folur për mediat në prag të kësaj ndeshjeje, ku ka treguar vlerësimin e tij për Pjacën dhe Bajramin.

“Pjaca, një kampion potencial në stërvitje. Potenciali ka qenë gjithmonë, për mua është gjithashtu një sfidë personale të përpiqem ta bëj atë të japë dhe t’i jap besim. Një lojtar si ky në Empoli mund të bëjë ndryshimin. Kur ndizet edhe Bajrami, sheh një nivel superior, që shkon përtej garës dhe bujarisë”, ka thënë Paolo Zanetti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online