Kevin Durant është rikthyer për Golden State Warriors, por nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen 111-105 kundër San Antonio Spurs. Skuadra teksane e bëri diferencën në periodën e dytë, kur shënoi 11 pikë më shumë. Kampionët në fuqi ishin superiorë vetën në periodën e tretë. Stepehen Curry ishte autor i 25 pikëve, kurse Durant realizoi një më pak. Për Spurs spikatën sërish DeMar DeRozan (26 pikë, 8 asiste, 9 rikuperime) dhe LaMarcus Aldridge (23 pikë, 3 asiste, 13 rikuperime).
Toronto Raptors është rikthyer te fitorja dhe ka mundur New York Knicks me rezultatin 128-92. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga kanadezët, që regjistruan fitoren e 50-të sezonale. Boston Celtics-Denver Nuggets ishte një nga takimet më interesante të mbrëmjes, që përfundoi 105-114. Kyrie Irving shënoi 30 pikë për skuadrën vendase, por Nuggets ishin më lart si ekip. Nikola Jokiç realizoi 21 pikë, dha 7 asiste e rikuperoi 13 topa, duke u veçuar nga të tjerët.
Russell Westbrook mungoi për Oklahoma City Thunder, që u mund nga Miami Heat 107-116. Paul George (31 pikë, 5 asiste, 9 rikuperime) dhe Jerami Grant (27 pikë, 1 asist, 10 rikuperime) u munduan të bëjnë diçka, por pa sukses. Utah Jazz ka bërë detyrën, duke kaluar me sukses Washington Wizards. Takimi përfundoi 95-116.
Cleveland Cavaliers-Detroit Pistons 126-119
Washington Wizards-Utah Jazz 95-116
Boston Celtics-Denver Nuggets 105-114
Toronto Raptors-New York Knicks 128-92
Oklahoma City Thunder-Miami Heat 107-116
San Antonio Spurs-Golden State Warriors 111-105
Dallas Mavericks-New Orleans Pelicans 125-129
Phoenix Suns-Chicago Bulls 101-116
Portland Trail Blazers-Indiana Pacers 106-98