Milani me Ibrahimoviç është një skuadër më e fortë. Me liderin e tyre në fushë, kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë shumicën e ndeshjeve të kampionatit, teksa e njëjta gjë ka ndodhur dhe sot në fitoren 2-0 ndaj Beneventos. Edhe pse suedezi humbi shumë raste, shokët e tij të skuadrës ishin mjaft të sigurt në lojën e tyre.
Megjithatë, pavarësisht rasteve të humbura, Ibrahimoviç nuk ngurron të dhurojë spektakël. 39 vjeçari e ngriti topin në ajër me thembër dhe nga hiçi, me një stil të arteve marciale dhuron një super pasim për Castilleho i cili nuk arriti të përfitojë. Ibrahimoviç vazhdon të jetë një “shouman”, pavarësisht se është duke shkuar drejt moshës 40 vjeçare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Zlatan ??pic.twitter.com/wM2G2SH0aa
— Milan Reports (@MilanReports) May 1, 2021