Pasi shënoi në penalltinë e fundit që i dha kualifikimin historik Marokut ndaj Spanjës, Hakimi nisi të festonte si pinguin.
Një kërcim interesant që ishte me domethënie dhe provokim për Spanjën, kryesisht për trajnerin Luis Enrique. Më parë Hakimi e ka bërë këtë festim me shokun e ekipit, Sergio Ramos.
Ky i fundit u la jashtë Botërorit të Katarit nga trajneri i Spanjës. Në momentin që kjo lëvizje u mësua, Hakimi doli hapur për të shprehur çudinë e tij. Ndërkohë pas eliminimit të Spanjës, futbollisti ka zgjedhur të kujtojë shokun e ekipit te PSG. /Sport Ekspres/
Lol Hakimi dance after his pk..
For Ramos? ? #mar #esppic.twitter.com/FJ3SAh1HQj
— Q (@cherryshoko0125) December 6, 2022