VIDEO/ Spanja shpartallon Gjeorgjinë në transfertë, “furia e kuqe” turpëron kundërshtarët me 7 gola

Spanja ka marrë një fitore mjaft të thellë mbrëmjen e sotme. Kombëtarja iberike ka shpartalluar Gjeorgjinë me rezultatin 1-7. Alvaro Morata hapi serinë e golave në minutën e 22-të të takimit për andaluzianët, ndërsa më pas do të shënonte edhe dy gola të tjerë për Kombëtaren e tij.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Dani Olmo (38‘), Nico Williams (68‘), Lamine Yamal (74‘). Kvirkvelia mban fajin për autogolin e shënuar në minutën e 27, ndërsa goli i vetëm për gjeorgjianët u shënua nga Chakvetadze në minutën e 49 të ndeshjes. Spanja turpëron kështu Gjeorgjinë në transfertë dhe shkon në vendin e dytë në grupin A, me 6 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online