VIDEO/ Sowe nuk ka të ndalur me gola, ish-sulmuesi i Skënderbeut merr fitoren në sekondat e fundit

Ali Sowe po shkëlqen në kampionatin bullgar. Ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk ka të ndalur me gola dhe këtë herë i dhuron 3 pikët skuadrës së tij. Një fitore e ardhur në sekondat e fundit, kur rezultati ishte në baraspeshë 1-1. Në minutën e 4-t dhe të fundit të ndeshjes, Sowe do të depërtonte bukur në zonë dhe sapo shërbehet kërcënon menjëherë portën, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Pas këtij takimi CSKA-ja e Sofies shkon në vendin e dytë me 3 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, ndërsa mbetet ende vetëm një ndeshje për t’u luajtur. Ndërkohë ky ishte goli i 12 për Sowe në kampionat për këtë sezon, duke treguar një formë mjaft të mirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online