VIDEO/ Skuadra spanjolle befason Arsenalin, një penallti mban në lojë “topçinjtë” e Artetës

Është mbyllur me rezultatin 2-1 gjysmëfinalja e parë mes Vijarealit dhe Arsenait. Spanjollët kanë befasuar “topçinjtë” në këtë takim, ku ia kanë bërë mbrëmjen të vështirë. Që në minutën e 5, “nëndetësja e verdhë” tund rrjetën me anë Trigueros, ndërsa brenda minutës së 29 do e gjente veten në avantazh të dyfishtë. Ishte Albiol ai që do i sillte golin e qetësisë.

Në momentin kur Arsenali gjendej përballërë një rezultati të vështirë, ishte një penallti ajo që do i shpëtonte mbrëmjen. Pepe shkon pranë topit dhe fiton duelin me portierin e Vijarealit në minutën e 73-të. Një gol ky që merr një peshë të madhe për “topçinjtë”, pasi shënohet në fushë të huaj. Kështu në Londër shanset për të mbërritur në finale mund të jenë më të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *