VIDEO/ Roma fut ujë ngado! Verdhekuqtë thërrmohen në “Teatrin e Ëndrrave”, Junajtid i tund 6 herë rrjetën

 

Një rezultat surprizues ishte ky i sotmi për Romën. Verdhekuqtë kanë treguar dobësi këtë mbrëmje, duke future ujë ngado në fushë. Skaudra italiane është thërrmuar në “Teatrin e Ëndrrave”, ku Mançester Junajtid i ka tundur plot 6 herë rrjetën. Bruno Fernandes ngre siparin e golave që në minutën e 9, por Roma di si të përgjigjet dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-2.

Por në fraksionin e dytë të ndeshejs frenat e lojës i marrin në dorë “djajtë e kuq“, që pëmbysin gjithçka. Fillimisht Kavani barazon rezultatin në minutën e 48, ndërsa në të 64-tën do të kthente rezultatin në favor të skuadrës së tij. Megjithatë anglezët nuk do të ndaleshin me kaq. Bruno Fernandez nga piak e bardhë e penalltisë, Pol Pogba e më pas Grinud vulos fatin e përballjes 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Një rezultat i tillë e bën thuajse të pamundur finalen e Europa League për Romën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online