VIDEO/ Skuadra e Manajt shokon Milanin në “San Siro“, kundërsulmi vr.asës në frymën e fundit i jep fitoren ndaj kuqezinjve

Milani ka marë një humbje të papritur mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë luanin ndaj një ekipi të lehtë në letër, por fusha e lojës ka folur ndryshe. Rafael Leao fiton një penallti me anë të sistemit VAR, por në minutën e 45 Teo Hernadez godet shtyllën nga 11 metrat. Megjithatë vetëm një minutë më vonë Leao zhbllokon rezultatin.

Në pjesën e dytë trajneri Tiago Mota ndërhyn me zëvendësimet, duke larguar nga fusha e lojës Rei Manajn, për ti lënë vendin Kevin Agudelos. Loja i dha të drejtë, teksa vetëm 6 minuta më vonë Agudelo barazon shifrat në 1-1.

Pavarësisht se Milani ishte duke kontrolluar lojën në fund fitorja ka shkuar për Specian. Skuadra liguriane shokon kuqezinjtë në “San Siro”, kur në momentin që po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes tund rrjetën me një kundërsulm vr.asës që përkthehet në gol nga Gyasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online