Provokim apo sinqeritet? Interi barazoi me Atalantën, Napoli i çuditi të gjithë me reagimin: Klubi dëshiron t’ju përgëzojë për…

Mbrëmjen e djeshme u luajt një nga sfidat më të rëndësishme të Serisë A, teksa Interi u përball në fushën e lojës me Atalantën. Takimi u mbyll në paqe 0-0 dhe nga një rezultat i tillë ai që përfiton më tepër është Napoli. Të kaltrit me fitoren e marrë sot i afrohen më tepër Interit në renditje, si dhe thellojnë diferencat me bergamaskët që i kanë pas tyre në kualifikim.

Megjithatë ai që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i skuadrës napoletane në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”. “Klubi dëshiron të përgëzojë Atalantën dhe Interin që luajtën një ndeshje të bukur, e përbërë nga futboll i ndershëm dhe spektakolar”, komunikohej në postimin e klubit të Napolit.

Një reagim ky që shkaktoi jo pak konfuzion, teksa opinioni sportiv ka mëdyshjet e veta nëse kemi të bëjmë me një provokim nga të kaltrit, apo është thjesht një përgëzim i sinqertë nga ana e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online