VIDEO/ Skënderbeu ndal fitoret radhazi të Laçit, ekipi i Memellit shfaq veten edhe ndaj skuadrës më në formë të Superiores

Skënderbeu-Laçi 0-0

Skënderbeu ka marrë një pikë shumë të vlefshme ndaj Laçit në barazimin 0-0. Superiorja është kthyer, por për të parë ndeshje të një niveli të lartë duhet të presim ende. Pak raste ka pasur ky takim i parë, nisur edhe nga mënyra sesi korçarët kanë luajtur në fushën e blertë.

Përballë ekipit më në formë të Superiores që kishte pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit, Skënderbeu ka marrë një pikë duke i bërë punës vetes dhe ekipeve të tjera që po luftojnë për titullin kampion. Loja është kontrolluar nga kurbinasit, por edhe korçarët kanë qenë të rrezikshëm me kundërsulmet e shpejta.

Rasti më i mirë ishte ajo gjuajtje e Zikos që do të devijohej nga ana e Rexhepit. Në pjesën e parë u anulua edhe një gol i Mensah, me përsëritjen e pamjeve që i dhanë të drejtë vendimit të gjyqtarit. /Sport Ekspres/

Skënderbeu Rexhepi, Zguro, Meksi, Dumfur, Sadriu, Bajrami, Moraesh, Zhan Viktor Mara, Pusi, Mensah.

Laci: Dajsinani, Turkaj, Veliaj, Velkovski, Ziko, Deliu, Lushkja, Qato, Mazrekaj, Zarubica, Guindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online