VIDEO/ Skënderbeu kthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi, Dean Liço gabon 2 penallti dhe portieri i Erzenit i mahnit të gjithë

Skënderbeu ka arritur të fitojë kundër Erzenit me shifrat 2-1. Korçarët janë kthyer te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. Momenti kulminant i ndeshjes filloi nga minuta e 22. Një penallti u akordua në favor të korçarëve dhe u shndërrua në gol nga ana e Dean Licos.

Vetëm dy minuta më vonë, një tjetër penallti u akordua për Skënderbeun pasi Nikaj arriti që t’ia rrëmbente bukur kundërshtarit. Dean Liço gaboi dhe portieri i Erzenit, Hasanbelli, arriti të kuptonte idenë, megjithëse topi përfundoi në shtyllë.

Më pas penalltia u përsërit pasi disa lojtarë të Erzenit kishin hyrë në zonë përpara se Liço të godiste penalltinë. Por edhe njëherë tjetër, Liço zgjedh të njëjtin krahë dhe Hasanbelli mban portën e paprekur. Në pjesën e dytë ishte Shaqe që shënoi me kokë pas një goditje nga këndi, ndërsa Hasanbelli bëri edhe dy pritje të tjera të bukura për të shmangur një tjetër gol. Ndërkohë goli i nderit për Erzenit u shënua nga Kahrimanovic në fundin e takimit. /Sport Ekspres/

28′ Penalltia e Skënderbeut përsëritet për herë të dytë pasi në momentin kur Dean Liço humbi të parën, lojtarët e Erzenit kishin kaluar vijën pa gjuajtur ende topin Liço. Liço e humb prapë penalltinë, gjuan 3 herë në të njëjtin krahë.

ERZENI: Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanovic, Meçja, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online