Valencia mposhti dje në shtëpi Celta Vigo-n me rezultat 2-0 në javën e fundit të La Ligës, ndërsa skena të pabesueshme nga kjo ndeshje ka bërë xhiron e botës. Transmetimi tregoi se në tribuna nuk kishte pothuajse asnjë tifoz, por kënga e tifozëve të Valencias ende dëgjohej dhe për shumë nuk ishte e qartë se për çfarë bëhej fjalë.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj erdhi një shpjegim. Përkatësisht, përballë Mestallës ishin më shumë se 10 mijë tifozë të cilët brohoritën gjatë gjithë ndeshjes, por nuk pranuan të hyjnë në tribunat e stadiumit të tyre.
Në këtë mënyrë ata kanë protestuar ndaj pronarit të klubit, Peter Lim, që nuk po heq dorë nga shitja e klubit. Valencia ka zhgënjyer edhe këtë sezon pasi ka mbetur pa trofe dhe pa kualifikime në Evropë. /Sport Ekspres/
ÉXITO TOTAL DEL VALENCIANISMO | ???
?Manifestación CONTRA MERITON
??CONTRASTES AV/SUECIA – MESTALLA
¡Que se entere TODO EL MUNDO! #LimGoHome pic.twitter.com/6tzc1DgwTE
— Superdeporte (@superdeporte_es) May 21, 2022