VIDEO/ Skena të çmendura nga festa e Argjentinës! Dy tifozë hidhen nga ura për të kapur autobuzin ku ndodheshin lojtarët, njëri prej tyre bie në tokë

Skena tronditëse janë parë gjatë kalimit të Kombëtares së Argjentinës në Buenos Aires. Tifozët u përpoqën të hidheshin nga mbikalimi mbi autobusin në lëvizje.

Një çmenduri kolektive pushtoi Argjentinën. Më shumë se 4 milionë njerëz dolën në rrugët e Buenos Aires të martën. Të gjithë donin të paktën për një moment të shihnin autobusin që transportonte kampionët e rinj të botës.

Disa nga tifozët e tepruan me festën. Në internet kanë qarkulluar video ku shihen dy tifozë që tentojnë të hidhen në autobus. Njëri ia doli, tjetri humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia në rrugë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online