Deklarata e Maradonës që do të trondiste disa vite më parë, foli për trukimet në Botëror: Duan të mbyllet një sy, por unë dua të shoh

Maradona i ka befasuar të gjithë disa vite më parë me deklaratën mbi trukimet e ndeshjeve. Legjenda e Argjentinës foli hapur se ka ndeshje të fiksuara edhe në Botëror. Bëhet fjalë për kohën kur futbolli drejtohej nga Platini dhe Blater.

“Ku janë paratë e FIFA në Botëror? Në Botëror shkoi Ronaldinho, Mesi, Cristiano Ronaldo. Ku janë këto para? Më pas kanë një problem të madh. Askush nuk e thotë, por unë po e them. Ndeshjet e trukuara, ata e dinë, edhe në nivel botëror.

Për të favorizuar shumë njerëz me pushtet duhet të mbyllësh një sy. Unë nuk mbyll një sy, dua të shoh dy ekipe në fushë që luajnë me shpirt në mënyrë sportive. Nuk dua kurrë ndeshje të trukuara. Kjo është një sëmundje e Platini dhe Blater”, ka thënë asokohe Maradona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online