Prapaskenat/ Pavard akuzohet si “molla e sherrit“ te Franca! Acaroi Deschamp-in me komentet për shokët e ekipit në finale

Franca i shkoi fare pranë trofeut të dytë radhazi të Kupës së Botës, por ishin penalltitë ato që në fund i dhanë fitoren Argjentinës. Situata në kampin e bluve nuk ishte aspak pozitive. Së fundmi në media kanë qarkulluar të tjera prapaskena, që këtë herë në qendër të vëmendjes kanë Pavard-in.

Mbrojtësi i Bayern Munich-ut akuzohet si “molla e sherrit“ në Kombëtaren e Francës. Shokët e ekipit e kanë akuzuar për nxjerrjen e informacioneve nga dhomat e zhveshjes për në media, ndërsa pika kulmore ishte në finalen kundër Argjentinës.

Bëhet me dije se Pavard ka lënë komente pikante për lojtarët e Kombëtares së tij që po luanin në fushë. Fjalët e tij kanë acaruar trajnerin Deschamps, i cili më pas ka debatuar me mbrojtësin e francez. Një situatë aspak e këndshme, që nuk i shkon për shtat një Kombëtareje të madhe si ajo e Francës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online