Salernitana mundi sot 2-1 Fiorentinën në stadiumin e saj dhe me tre fitore radhazi arriti në vendin e 18-të në tabelë, ndërsa shanset e tyre për të mbijetuar në Serie A janë rritur ndjeshëm. Skuadra e drejtuar nga Davide Nicola ka luajtur shumë mirë së fundmi dhe eksperti 49-vjeçar po e udhëheq çdo ndeshje me emocione të zjarrta.
Shpesh mund ta shohim atë duke kërcyer dhe duke bërtitur pranë pankinës në ndeshje. Por sot situata ishte disi më e rrallë teksa trajneri kërcënoi një prej lojtarëve të tij se do ta godiste me atlete, duke e hequr atë, por më pas e hodhi në fushë. /Sport Ekspres/