VIDEO/ Skema si e Shqipërisë së De Biazit i del huq, pastaj Kololli “mbush këmbën” për supergolin në Zvicë

0

Nga Klaudio Ndreca

Zurich ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Servetes, duke u afruar më tepër me Europën. Si një finale e parakohshme ishte kjo përballje për këto ekipe, që tashmë kanë pikë të barabarta dhe ndajnë vendin e katërt, i cili të dërgon në “Europa League”.

Goli i parë erdhi nga Benjamin Kololli që shënoi në minutën e 19. Lojtari i Kosovës është ndezur keqazi në ndeshjet e fundit pasi është duke shënuar gjithmonë. Këtë herë ishte menduar improvizimi i skemës së famshme të De Biazit kundër Norvegjisë, por nga goditja e këndit.

Pasimi vjen saktë për Kololli që me lëvizjen e bërë del tërësisht i lirë dhe kundërshtarët u surprizuan, por goditja e parë ishte e gabuar. Pas përplasjet së topit në murin e Servetes, vjen menjëherë gjuajtja e radhës e Kolollit që mund të ndalej vetëm në trekëndësh. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.