“Ti gjykon si kur..t”/ Ndodh në Kroaci! I bënë moral Eros Grezdës, drejtori i Osijek i tregon gishtin e mesit dhe shan arbitrin

0

Nga Klaudio Ndreca

Përplasja e Eros Grezdës me Colak pas ndeshjes së Osijek kundër Rijekës, do të komentohej shumë nga mediat kroate dhe ato shqiptare. Futbollisti i Kombëtares e tejkaloi limitin duke e pritur kundërshtarin në parkim për ta goditur me grusht.

Për këtë arsye skuadra e Osijek i vendosi një gjobë Grezdës, duke kërkuar ndërgjegjsimin e tij. Por në fakt edhe drejtuesit nuk mbeten pas, teksa kanë shumë për të përmirësuar me sjelljen. Drejtori i Osijek, Alen Petrovic e ka tepruar me veprimet e bëra.

Po në të njëjtën ndeshje mes Osijek dhe Rijekës që u zhvillua së fundmi, vetëm se këtë herë duke u fituar në shifrat 1-0. Kur përfundoi pjesa e parë vazhduan inatet e vjetëra, me skuadrën e Osijekut që është e pakënaqur me arbitrimin .

Për këtë arsye Petrovic nuk ngurroi për ta sharë arbitrin duke i thënë: “Ti gjykon si kur..t” dhe duke i nxjerrë gishtin e mesit”. Për këtë arsye ka marrë një dënim me gjobë klubi dhe drejtori i saj duhet të qendrojë për një muaj larg stadiumit. Gjithashtu një gjobë tjetër ka mbërritur te Osijeku për ofendimet e tifozëve karshi kundërshtarit, ndërsa kur u raportua formacioni në fillimin e ndeshjes nuk munguan vërshëllimet e tifozëve për Colak, lojtarin që pësoi grushtin e Grezdës. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.