VIDEO/ Skema e Ilir Dajës tërheq vëmendjen e UEFA-s, i japin vëmendje goditjes së dënimit të Ballkanit

UEFA ka shpërndarë sot një moment nga ndeshja e fundit e Ballkanit në Europë. Klubi nga Theranda u përball me Viktorian e Pilsenit në “Air Albania”, ku u mposhtën minimalisht 0-1. UEFA-s i ka tërhequr vëmendjen skema e përgatitur nga Ilir Daja për ekzekutimin e goditjes së dënimit.

Gjashtë lojtarë të Ballkanit shkuan fillimisht pranë topit. Në momentin që arbitri i vërshëlleu bilbilit, 5 prej tyre u shpërndanë në pozicionet e tyre të sulmit, ndërsa Gripshi pason shkurtimisht topin. Më pas vjen harkimi në zonë dhe aksioni përmbyllet me një goditje mjaft të rrezikshme. Ishte mbrojtësi kundërshtar ai që e largoi sferën në momentin përpara se të kalonte vijën fatale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

? This free-kick routine ? #UECL

Posted by UEFA Europa League on Wednesday, December 13, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online