VIDEO/ Skandali në Peshëngritje! Gjoza si diktator, përjashton drejtorin e Teutës

Skandal në asamblen e jashtëzakonshme të mbledhur nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka përjashtuar si diktator drejtorin e klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka.

Ora News mësoi se kjo asamble është mbledhur për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamzës.

Ky vendim skandaloz dhe arbitrar i presidentit Gjoza vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentit Gjoza, i cili e pyeste ish-sekretaren e përgjitshme të FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brëndshmet.

Kur mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme sipas statutit duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Asambleja e jashtezakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online