Abissnet Superiore & Kupa e Shqipërisë / Ky është kalendari i ndeshjeve deri në fund të sezonit

Është përcaktuar tashmë kalendari i ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe Kupa e Shqipërisë deri në fund të sezonit 2022/2023.

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet për javët e mbetura të kampionatit ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj, ndërsa në datën 10 maj do të luhen dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30 ndërsa derbi Tirana-Partizani do të startojë në orën 18:30.

Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online