VIDEO/ Skandal! Shpendi dëmtohet gjatë ndeshjes, babai i lojtarit shqiptar hyn në fushë dhe godet me grusht kundërshtarin

Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë C me fanellën e Çezenës. Aktualisht udhëheq listën e golashënuesëve dhe në verë pritet të ndjekë rrugën e binjakut të tij, për të siguruar një kontratë në nivelin më të lartë në Itali. Por mbrëmja e sotme nuk ka qenë e këndshme për të.

Shpendi u dëmtua në minutat e fundit të sfidës kundër Olbias nga portieri i këtyre të fundit. Ky lëndim i Kristianit ka nervozuar së tepërmi babain e tij, i cili nuk ka arritur t’i kontrollojë dot nervat. Pas përfundimit të ndeshjes, i ati i Shpendit ka hyrë në fushë dhe ka goditur me grusht portierin e Olbias. Një gjest i pahijshëm, i cili ishte krejtësisht i shmangshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online