(VIDEO) Skandal në Beograd, e gjitha në sytë e UEFA-s!

Vetëm tre ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe në foto harta që përfshin Kosovën dhe Metohinë, teksa stadiumi këndonte në kor “O Kosovo, o Kosovo”…

Në mes të pjesës së parë, sakaq, kanë nisur thirrjet nacionaliste, por sidomos baneri “UEFA Mafia, Kosova është Serbi”.

E gjitha vetëm dy ditë pasi Besnik Hasi, po në Beograd, heshti tifozët serb, ndaj kampionëve bardhezi të Partizanit, me një fitore 3-1 në drejtim të Olimpiakosit.

Por, këtë herë, sikur të mos mjaftonin tifozët serbë, korit të tyre i janë bashkuar edhe tifozët e Sparta Pragës, e gjitha teksa delegati i UEFA-s mbante shënim gjithçka. Në fakt, edhe tifozët e Spartës së Pragës njihen për nacionalista dhe nuk njohin Pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *