Punime në Lushnje, stërvitje dhe gërmime

0

Në Lushnje po punohet në fushën e stadiumit, që tashmë do të rikonstruktohet tërësisht. Shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë që firma që po merret me rikostruksionin e fushës së stadjumit Roza Haxhiu ka hequr sot gjysmën e tapetit të vjetër, Bano ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore të tijve në gjysmën e mbetur të tapetit.

Kjo seancë stërvitore ka qenë e fundit që verdhejeshilët kanë zhvilluar brenda në Roza Haxhiu.

Duke filluar nga dita e nesërme deri në miqësoren e 3 gushtit me Leçen, ekipi do të stërvitet në anekset e Roza Haxhiut, si dhe në fushat sportive të fshatrave afër qytetit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.