VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online