“Nuk e kuptoj përse Partizani hoqi Mustën, ishte dhuratë për ne“, Pejiç konfirmon: Fola me Shkurtajn, vendoset sot

Pero Pejiç ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“. Drejtori sportiv i Kukësit ka folur për merkaton e bërë deri më tani, ku shprehur habinë se si Partizani largoi një lojtar si Emiliano Musta. Më tej kroati zbulon se është në bisedime të avancuara me Vasil Shkurtajn dhe pritet që sulmuesi të veshi përsëri fanellën e Kukësit.

“Deri tani kemi marrë një lojtar. Emiliano Musta për mua është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin shqiptar në krahun e majtë. Nuk e kuptoj përse Partizani e hoqi, por një dhuratë për ne. Tani jemi në bisedime me 2-3 lojtarë të tjerë. Nëse vijnë ata, jemi shumë të kënaqur edhe Diego Longo edhe ne.

Shkurtaj? Jemi shumë afër. Sot vendos lojtari. Unë kam besim se do vijë te Kukësi. Shkurtaj është një lojtar shumë i mirë dhe ka shënuar shumë gola këtu. Fola, isha në takim me të. I thashë vetë: “Kam qejf të të afroj te Kukësi dhe për mua nuk është shumë i rëndësishëm çmimi”. Normale që ka shumë oferta. Ka Partizani, nuk e di për oferta të tjera. Por në fund vendos lojtari.

Stadiumi? Nuk është gati sepse eksperti nga Greqia kontrolloi fushën dhe tha që nuk është gati. Besoj për 2-3 javë do të jetë gati. Në shkurt kam shumë besim se do të luajmë atje”, ka deklaruar Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online