Mançester Siti duket një përbindësh. Ekipi i Pep Guardiolës ka shënuar plot katër herë brenda 25 minutave kundër Çelsi të Mauricio Sarrit, që tashmë duket pa busull në fushën e lojës.
Fillimisht, ishte Rahim Stërling, i cili shënoi pa u mbushur ende katër minuta lojë, duke shtangur blutë menjëherë. Më pas, ishte momenti i shfaqjes së Serxho Agueros, i cili shënoi dy herë brenda gjashtë minutave. Në minutën e 13-të, pas një pasimi të Zinçenko, “El Kun” dyfishoi shifrat.
Gjashtë minuta më vonë, argjentinasi tundi përsëri rrjetën, duke çuar shifrat në 3-0. Në minutën e 25-të, ishte Ilkay Gyndogan, i cili e zhyti akoma më shumë në turp Çelsin, duke dërguar ndeshjen në shifrat 4-0.