Mirlind Daku pritet që të jetë risia e Silvinjos në ndeshjet e shtatorit. Sulmuesi është gati për Shqipërinë dhe gjithçka mbetet në dorën e trajnerit brazilian. Ndërkohë Daku ka shkëlqyer në debutimin e sotëm me Rubin Kazan.
Futbollisti shqiptar ka arritur që të shënojë vetëm pas tre minutash loje ndaj Lokomotivës së Moskës. Gjithashtu Daku do të jepte asist për Famey në minutën e 58. Derbi i shqiptarëve u mbyll me shifrat 2-2, ndërsa nga krahu tjetër, Mitaj, u aktivizua në minutën e 70. /Sport Ekspres/
This time Daku provides an assist to his forward partner Fameyeh to put Rubin back into the lead. pic.twitter.com/hplBA7IHJ3
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2023