VIDEO/ Simulimi naiv për të fituar penallti, mbrojtësi i Barcelonës provokon Vinicius Junior: Hej ti, po të pret Topi i Artë për sezonin tjetër

Barcelona luajti një ndeshje të shkëlqyer në Santiago Bernabeu dhe arriti të mposht bindshëm klubin e Ancelotit me shifrat 4:0. Për t’i bërë gjërat më keq për Realin, humbja mund të ishte edhe më e madhe sepse Barça shpërdoroi raste të pastra. Edhe një herë Xavi Hernandez ka treguar një ndryshim të madh pas marrjes së stolit të klubit katalanas dhe Barcelona është në rrugën e kthimit përfundimisht në majat e futbollit evropian.

Barcelona i mposhti plotësisht “mbretërit” mbrëmë dhe më në fund mbrojtja ishte në lartësinë e duhur. Lojtarët e Realit nuk mundën të bien në sy, madje as Vinicius Junior. Në fund të pjesës së parë, Vinicius u përpoq të “grabiste” një penallti me simulim naiv, gjë që çoi në grindje me disa lojtarë të Barcelonës për këtë, por gjakrat u qetësuan.

Në fund të ndeshjes, Vinicius ishte objektivi i mbrojtësve të Barcelonës, të drejtuar nga Gerard Pique dhe Eric Garcia, të cilët ironizonin vazhdimisht në drejtim të brazilianit. Kamerat arritën të kapnin momentin kur Garcia thirri Vinicius: “Hej, Topi i Artë të pret sezonin e ardhshëm! Topi i Artë, apo jo?”, tha Garcia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online