VIDEO/ Silvinjo, yllin e madh të Shqipërisë të së ardhmes e ke te Shpresat e Alban Bushit!

Një erë e re po fryn për Shqipërinë! Sikur të mos mjaftonte ndjesia pozitive që të lë Kombëtarja e Silvinjos me elementet e rinj që po shkëlqejnë si kurrë më parë, po e njëjta situatë u paraqit edhe te Shpresat.

Në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë e fituar me shifrat 3-1 kishte shumë element që spikatën dhe golat mbërritën nga aksionet fantastike të djemëve që drejtohen nga Alban Bushi. Por lojtari kryesor i Shqipërisë U-21 dhe ylli i së ardhmes është padyshim Adrion Pajaziti.

Silvinjo duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes këtë element. Pajaziti është “truri” i Shpresave teksa ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje me kuqezinjtë. Çdo top në mesfushë qarkullon nga Adrioni, pasimet kanë brenda inteligjencën dhe klasin për ta dërguar topin atje ku kundërshtari e pret më pak.

Është gjithmonë një hap para të tjerëve, ka një gjuajtje të frikshme nga distanca dhe veçanërisht nga goditja e dënimit, duke qenë i kompletuar në të gjitha komponentët. Në fakt, për herë të parë shumë kohësh me Silvinjon nuk ka pasur asnjë diskutim sa i përket formacion dhe listës së lojtarëve të grumbulluar.

Për herë të parë tifozët dhe opinioni sportiv ka qenë në dakortësi të plot me të dy formacionet e vendosura në fushë nga Silvinjo. Me siguri që arsyeja kryesore se pse Adrion Pajaziti nuk është ende te Shqipëria A, duhet të jetë fakti që Alban Bushi kërkon kualifikimin historik me Shqipërinë U-21 dhe Pajazitin e ka lojtarin e tij kryesor. Por në të ardhmen duhet të jeni të sigurt se ylli i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë Adrioni. 20-vjeçari është pjesë e Fulham dhe së fundmi është dërguar në huazim te Haugesund për të pasur më shumë minuta në këmbë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online